Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sulmi i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, disa nga REAGIMET e liderëve në botë

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, disa nga REAGIMET
Ne foto: Tre centralet berthamore ne harte/ Presidenti i SHBA, Donald Trump

Reagimet nga liderët botërorë pas goditjes së forcave amerikane ndaj tre lokacioneve bërthamore në Iran kanë qenë të ndryshme.

Nga Izraeli që mbështeti vendimin e Presidentit Donald Trump, deri te Irani dhe disa shtete të tjera që e dënuan ashpër sulmin.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi se nëse çdo shtet e interpreton sipas dëshirës së vet të drejtën për vetëmbrojtje, bota rrezikon të rrëshqasë drejt kaosit total.

Në një intervistë për televizionin shtetëror rus, të cituar nga agjencia Ria Novosti, Lavrov komentoi situatën në Lindjen e Mesme, duke u ndalur te sulmet e Izraelit ndaj Iranit. Ai nuk ka dhënë ende një qëndrim të drejtpërdrejtë për ndërhyrjen e fundit amerikane.

Lavrov theksoi gjithashtu një qasje të tillë selektive dhe e pavarur e përdorimit të forcës jashtë rrëgullave ndërkombëtare përbën rrezik për stabilitetin global.

Arabia Saudite shprehu “shqetësim të thellë” për sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, duke deklaruar se po ndjek me vëmëndje zhvillimet.

Megjithatë, autoritetet saudite nuk kanë konstatuar ndonjë rrezik radioaktiv në territorin e tyre apo në vendet fqinje të Gjirit.

Ndërkohë, Katari dënoi përshkallëzimin dhe e cilësoi ndërhyrjen amerikane si një veprim që mund të sjellë “pasoja katastrofike në rajon dhe më gjerë”.

Edhe Iraku reagoi përmes zëdhënësit të qeverisë Bassem Alaëadi, paralajmëroi se përshkallëzimi ushtarak kërcënon sigurinë në Lindjen e Mesme dhe se zgjidhjet ushtarake nuk mund të zëvendësojnë dialogun dhe diplomacinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese