Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Irani po planifikon të HAKMERRET me botën, PLANI për të bllokuar ngushticën strategjike të Hormuzit! Ndikimi do të ketë në “xhepin” e qytetarëve, përfshirë edhe te shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
Irani po planifikon të HAKMERRET me botën, PLANI për të
Ngushtica e Hormuzit

Në një kohë kur bota është duke mbajtur “frymën” nga frika për përshkallëzim të sulmeve në Izrael dhe Iran, kjo e fundit ka miratuar së fundmi një propozim për të mbyllur Ngushticën strategjike të Hormuzit, rrugën detare përmes të cilës kalon pothuajse 20% e tregtisë botërore të naftës dhe të gazit.

Ky propozim u miratua nga parlamenti, ndërkohë që vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Megjithatë, deklaratat e zyrtarëve konfirmojnë se Teherani po e shqyrton seriozisht këtë veprim. Deputeti iranian dhe komandanti i lartë i Gardës Revolucionare, Esmail Kosari, i tha Klubit të Gazetarëve të Rinj se "mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është në axhendën tonë dhe do të kryhet sa herë që të jetë e nevojshme".

Ndërkohë që gjatë orëve në vijim nafta pritet të shënojë një tjetër rritje. Sipas mediave të huaja mësohet se nafta mundësi që të rritet sërish me 3-5 dollarë për fuçi.

“Pritet një rritje e çmimit të naftës”, tha Jorge Leon, kreu i analizës gjeopolitike në Rystad dhe një ish-zyrtar i OPEC-ut.

 “Edhe në mungesë të një hakmarrjeje të menjëhershme, tregjet ka të ngjarë të çmojnë një prim më të lartë të rrezikut gjeopolitik.”

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent mund të rritet me 3 deri në 5 dollarë për fuçi kur të hapen tregjet. Brent u stabilizua në 77.01 dollarë për fuçi të premten dhe nafta e ndërmjetme amerikane West Texas në 73.84 dollarë.

Kujtojmë se Irani është prodhuesi i tretë më i madh midis anëtarëve të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, duke nxjerrë rreth 3.3 milionë fuçi në ditë naftë të papërpunuar.

Rreth 18 milionë deri në 21 milionë fuçi nafte dhe produkte nafte në ditë kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit përgjatë bregdetit jugor të Iranit dhe ekziston shqetësim i përhapur se luftimet mund të prishin flukset tregtare.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese