Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Lajmet e rreme pushtojnë mediat dhe profilet e politikanëve dhe gazetarëve, si u përhapën videot “FALSE” të sulmit në Iran

Shkruar nga Newsbomb
Lajmet e rreme pushtojnë mediat dhe profilet e politikanëve dhe
Pamjet e transmetuara sot ku u pretendua se ishin nga Irani

Pas sulmeve të fundit të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj tre impianteve bërthamore iraniane, rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare janë përfshirë nga një valë dezinformimi.

Pamjet që pretendojnë se tregojë momentet e sulmit janë shpërndarë gjerësisht, por shumë prej tyre rezultojnë të jetë të vjetra ose të marra nga konfliktet e tjera, shkruan newsbomb.al.

Videot, të cilat kanë qarkulluar masivisht në platformën “X”, “Facebook”, “Insagram”, “TikTok”, janë publikuar edhe nga figura me ndikim të fortë si dhe nga mediat në vendin tonë, pa verifikimin e duhur.

Në pamjet me të cilat mund të jemi ndeshur gjerësisht këtë të diel nuk kemi të bëjmë aspak me sulmin në Iran, por me një sulm ajror ukrainas në një depo municioni rus në shtator 2024.

Lajmet e rreme pushtojnë mediat dhe profilet e politikanëve dhe
Një video e ndarë nga prezantuesi i Fox News, Sean Hannity, në të cilën ai pretendon se tregohet Fordo, është në të vërtetë nga Siria në dhjetor 2024.

Ndërkohë një video tjetër tregon sulmin në Kiev në fillim të kësaj jave dhe një e tretë përshkruan një sulm ajror izraelit në një bazë raketash në Siri nga dhjetori i vitit të kaluar.

Një pjesë e këtij përmbajtjeje është amplifikuar nga figura të profilit të lartë, përfshirë Michael Flynn – ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare të Donald Trump, si dhe komentatorin konservator Clay Travis dhe prezantuesin e Fox News, Sean Hannity, i cili shkroi në Instagram: “Fordoë është zhdukur”.

*VIDEO e cila rrjedhur gjerësisht në rrjet sot dhe është pretenduar se janë pamje nga sulmi i SHBA në Iran

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese