Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar për zgjedhjet në Gjermani si dhe fitoren e Friedrich Merz. Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump e quajti këtë të diel si ditën e fitores së aleancës së madhe konservatore të Gjermanisë.
“Një ditë e madhe për Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Trump ndër të tjera.
“Ashtu si SHBA-të, populli i Gjermanisë u lodh nga axhenda e paarsyeshme, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite”, shtoi ai.
Aleanca konservatore CDU/CSU fitoi rreth 28.5 përqind të votava, ndërsa Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD), e përqafuar fuqishëm nga aleati i ngushtë i Trump, Elon Musk, mori 20.4%.
Qytetarët gjermanë patën një pjesëmarrje shumë të lartë në zgjedhjet e sotme. Sipas rezultateve të orës 20:00 , CDU ka rënë në 28.5%, nën 29% që i dhanë sondazhet e para dhe 30% që u konsiderua si objektiv i tyre.
Ndërsa, AfD e ekstremit të djathtë është rritur në 20.4%. Liberalët dhe Aleanca ksenofobike Sarah Wagenknecht (BSW) duket se janë lënë jashtë, pasi nuk kanë mbledhur as 5%.

Çfarë ka ndodhur?
Ja një përmbledhje e asaj që ka ndodhur që nga mbyllja e qendrave të votimit në Gjermani:
-Partia konservatore CDU/CSU pritet të jetë partia më e madhe në parlamentin e ardhshëm gjerman me 30% të votave, sipas dy sondazheve të para.
-Friedrich Merz , i cili tani është në pole position për t'u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, tha se nuk ka kohë për të humbur në formimin e një qeverie.
-Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) pritet të bëhet forca e dytë më e madhe, me një rekord 20% të votave, sipas exit polls.
-Siç ishte parashikuar, ka qenë një ditë e keqe për kancelarin gjerman Olaf Scholz , kreun e Social Demokratëve (SPD)
-Sholz tha se rezultatet e zgjedhjeve janë "të hidhura" për partinë e tij, duke pranuar kështu dhe humbjen.




