Në Alaskë po zhvillohet sot samiti historik mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Rusisë, me tematikën kryesore të arritjes së armëpushimit dhe të dhënies fund të luftës disa vjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës.
Pas vitit 2021 kur dhe ka qenë takimi i fundit mes dy liderëve botërorë, Trump dhe Putin u takuan pak çaste me parë në aeroportin Anchorage teksa shtrënguan dhe duart.
Tashmë dy presidentët po udhëtojnë drejt vendit të takimit me “Bishën” amerikane, referuar limuzinës presidenciale të Trump.
Në takimin e rëndësishëm mes Trump dhe Putin do të marrin pjesë dhe këshilltarë e zyrtarë të lartë shtetërorë. Ky takim ka bërë që gjithë bota të ketë sot vëmendjen në Alaskë, kryesisht Ukraina, shtet i cili është në pritje të lajmit të përfundimit të një lufte të ashpër që ka regjistruar bilance tragjike në jetë njerëzish të pafajshëm.
