Teksa Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin zbritën nga avioni në Alaskë, mbi kokat e tyre parakaluan bombarduesi amerikan B2, që bombardoi 'zemrën' bërthamore të Iranit pak kohë më parë.
Ky ishte momenti kur dy liderët u takuan në aeroport e më pas u futën në makinën e blinduar të Presidentit amerikan.
Donald Trump është i shoqëruar në takim nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari Steve ëitkoff. Nga pala ruse marrin pjesë ministri i jashtëm, Sergei Lavrov dhe zyrtari Yuri Ushakov.
Sipas raportimeve, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i është shmangur pyetjes së gazetarëve nëse do ndalojë së vrari civilë në Ukrainë.
Ky takim ka bërë që gjithë bota të ketë sot vëmendjen në Alaskë, kryesisht Ukraina, shtet i cili është në pritje të lajmit të përfundimit të një lufte të ashpër që ka regjistruar bilance tragjike në jetë njerëzish të pafajshëm.
