Hapësire reklamuese

Ekonomi

Përfitojnë mbi 25 mijë biznese, Administrata Tatimore njofton faljen e 215 milionë euro detyrime

Shkruar nga Newsbomb
Përfitojnë mbi 25 mijë biznese, Administrata Tatimore njofton
Foto ilustruese

Administrata Tatimore ka vijuar procesit të fshirjes së gjobave tatimore të bizneseve, të cilët nuk kishin kusht pagesën e detyrimeve të tyre.

Në një njoftim publik, Administrata Tatimore bën me dije se në kuadër të ligjit për “fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve”, janë fshirë 215 milionë euro dhe deri tani kanë përfituar 25,005 tatimpagues.

Po ashtu në njoftim theksohet se 30 Qershori 2026 është afati i fundit për pagesën e detyrimit të nevojshëm për të përfituar nga fshirja e 50% të principalit.

Njoftimi i plotë:

Vazhdon procesi i faljes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara deri ne 31.12.2014.

215 milionë euro detyrime tatimore të papaguara janë fshirë/shuar automatikisht për 25,005 tatimpagues që kanë përfituar nga procesi i faljes pa kusht, sipas përcaktimeve të ligjit.

Kujtojmë se 30 Qershor 2026 është afati i fundit për: pagesën e detyrimit të nevojshëm për të përfituar nga fshirja e 50% të principalit..

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese