Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

Puna jashtë vendit sjell 192 milionë euro për Shqipërinë, bashkë me remitancat financuan ekonominë me 466 milionë euro në fillimvit

Shkruar nga Newsbomb

Puna jashtë vendit sjell 192 milionë euro për

Të ardhurat që ekonomia shqiptare përfiton nga puna e qytetarëve jashtë vendit vijuan rritjen me ritme të shpejta edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, kompensimi i punonjësve arriti në 192.4 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për tre muajt e parë të vitit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur këto të ardhura ishin 154.7 milionë euro, rritja arrin në 24.4%, ose rreth 37.7 milionë euro më shumë. Në vetëm katër vjet, ky tregues është trefishuar, nga 62.3 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2021 në mbi 192 milionë euro këtë vit.

Sipas metodologjisë së Bilancit të Pagesave, ktë ardhurat nga puna jashtë vendit përfshin pagat, shpërblimet dhe përfitimet e tjera që fitojnë jashtë vendit punonjësit rezidentë në Shqipëri, si punëtorët sezonalë, punëtorët kufitarë dhe persona të tjerë që punojnë për periudha afatshkurtra jashtë vendit, por që ruajnë qendrën e interesit ekonomik në Shqipëri.

Rritja e vazhdueshme e këtij treguesi tregon se puna jashtë vendit po sjell gjithnjë e më shumë të ardhura për ekonominë shqiptare, ndërsa kërkesa për fuqi punëtore në vendet europiane dhe rritja e pagave në disa sektorë kanë ndikuar pozitivisht në këtë zhvillim, raporton Scan Tv.

Së bashku me remitancat e emigrantëve, këto të ardhura përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme të hyrjes së valutës në vend dhe luajnë një rol të rëndësishëm në financimin e ekonomisë shqiptare.

Në tremujorin e parë të vitit 2026, remitancat dhe të ardhurat nga puna jashtë vendit kontribuuan me rreth 466 milionë euro në Bilancin e Pagesave, duke ndihmuar në zbutjen e deficitit tregtar dhe në mbështetjen e konsumit të familjeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese