“Çfarë ka Vlora, hajde t’ia bëjmë fora”, kjo ka qenë parulla e ngritur në Elbasan, në sallën ku socialistët po festonin 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Gjatë atmosferës festive, kjo thirrje është dëgjuar nga të pranishmit dhe ka marrë vëmendje të menjëhershme në sallë.
Por duket se kjo parullë nuk i ka pëlqyer kreut të qeverisë, Edi Ramës i cili ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar që ajo të ulet. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye për të krijuar keqkuptime për qytetin e Vlorës dhe qytetarët e tij, të cilët siç theksoi ai janë plotësisht të angazhuar dhe mbështesin zhvillimin e zonës, përfshirë edhe projektin në Zvërnec.
Edi Rama është shprehur gjatë fjalës së tij: “Ule, ule atë, bravo. Ju thashë ta ulin atë parullë, sepse ajo kishte ‘Çfarë ka Vlora hajde t’ia bëjmë dhe ne fora’. Vlora në fakt, duke filluar nga ata që janë atje te zona e zhvillimit, janë të gjithë për atë zhvillim, kështu që nuk duhet t’i ngatërrojmë këto gjëra. Shumë faleminderit për këtë mikpritje.”
View this post on Instagram
