Shtëpia e Bardhë ka ripublikuar një foto të presidentit Donald Trump, duke mbajtur në duar letra loje “Uno”, shoqëruar me frazën “Unë i kam të gjitha kartart”, një veprim ky i interpretuar si një formë shfaqje forcë ndaj Iranit, në kulmin e tensioneve për programin e tij bërthamor dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit.
Nuk është hera e parë që Trump poston foto të tilla, përgjithësisht të gjenruara me i teligjencë artificiale, të cilat nxitin tensionet dhe konfliktin mes SHBA dhe Iranit.
Në deklaratat e tij të fundit, presidenti amerikan ka theksuar se objektet bërthamore të Iranit janë dëmtuar rëndë nga sulmet amerikane, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për rindërtim do të përballet me përgjigje të fortë ushtarake. “Ne i kemi të gjitha kartat, ata nuk kanë asnjë,” ka deklaruar Trump.
— The White House (@WhiteHouse) May 3, 2026
