Temperatuat e larta kanë përfshirë vendin gjatë këtyre ditëve të fundit, e kjo ka sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Vetëm gjatë këtyre 24 orëve të fundit në Urgjencën Polivalente të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë trajtuar mbi 400 pacientë.
Sipas mjekes së urgjencës Albana Koçija, problematikat më të shpeshta me të cilat paraqiten qytatarët kanë të bëjnë më sëmundjet kardiake, por edhe me raste të intoksikacioneve nga alkooli dhe ushqimi.
Temperaturat e larta janë një ndër faktorët kryesorë që mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të pacientëve me sëmundje kronike, teksa bëjnë thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë muajve të verës.
Teksa vera sapo ka filluar, dhe para na presin korriku dhe gushti me temperatura edhe më të larta, specialistët kanë rekomanduar shpangien e ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut, konsumimin e ushqimeve të freskëta si edhe hidratimin e vazhdueshëm.
Gupet më të rrezikuara janë të moshuarit, fëmijët, gratë shtatëzëna si edhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike, këto kategori janë ata të cilët duhet të kufizojnë daljet në orët me temperatura të larta, dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në rast të shfaqjes së simptomave shqetësuese.
