Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Shuhet shkrimtari Ismail Kadare

Shkruar nga Newsbomb
Shuhet shkrimtari Ismail Kadare

Kolosi i letërsisë shqipe, i madhi Ismail Kadare, mbylli sytë mëngjesin e sotëm. Zemra e shkrimtarit pushoi së rrahuri gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj dite të hënë korriku, në banesën e tij në Tiranë. Newsbomb.al mëson se gjeniu i letërsisë u shua pas një arresti kardiak.

Shkrimtari i madh shqiptar u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare duke lënë pas një dhimbje te të gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër, punojnë dhe të rriten me shkrimet dhe librat e tij.

Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 50 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese