Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Shuhet studiuesi i trashëgimisë kulturore Emin Riza!

Shkruar nga Newsbomb
Shuhet studiuesi i  trashëgimisë kulturore Emin Riza!
Studiuesi Emin Riza

Një lajm i trishtë mbërriti dje nga bota e shkencës në vendin tonë, ku studiuesi i njohur i trashëgimisë kulturore, Emin Riza është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh ngushëllimet për humbjen e një prej figurave më të rëndësishme të kërkimit shkencor në vend.

Riza ishte një nga emrat më të rëndësisht të studimit, dokumentimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë materiale shqiptare. Ai ka punuar si studiues, pedagog dhe specialist në Institutin e Monumenteve të Kulturës, si dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e monumenteve dhe arkitekturës tradicionale shqiptare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese