Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke e bërë atë më të ashpër se të gjitha paketat e mëparshme.
Në listën e sanksioneve përfshihen 218 persona dhe entitete, 48 individë dhe 170 kompani/institucione. Ky është numri më i madh i sanksioneve të vendosura nga BE në katër vitet e fundit.
Sa i takon sektorit financiar, janë ngrirë asetet e 94 bankave dhe institucioneve të mëdha financiare ruse. Po ashtu, janë ndaluar transaksionet me 33 institucione të tjera dhe disa banka në vende të treta që dyshohet se ndihmojnë Rusinë të shmangë sanksionet.
BE ka vendosur masa ndaj 14 platformave ndërkombëtare dhe për herë të parë parashikon ndalimin e plotë të transaksioneve me ofrues të huaj që përdoren për shmangien e sanksioneve.
Nga sanksionet e Këshillit të Bashkimit Evropian është prekur edhe energjia ku deri në korrik 2027 është pezulluar tavani i çmimit të naftës ruse, për shkak të paqëndrueshmërisë së tregjeve ndërkombëtare.
Në deklaratën e saj, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaia Kallas, tha se këto sanksione kanë si qëllim t’i bëjnë presion Rusisë të ndalojë luftën.
“Sanksionet tona po e rrisin presionin, për ta detyruar Rusinë t’i japë fund luftës së saj të paligjshme dhe të ndalojë vrasjen e civilëve.”, tha Kallas.
