Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Sot votohet në 5 bashki!

Shkruar nga Newsbomb
Sot votohet në 5 bashki!

Sot në orën 7:00, janë hapur qendrat e votimit për 334.539 mijë qytetarë të cilët do të votojnë në 5 bashki të vendit për zgjedhjet e pjeshme vendore.

Qytetarët me të drejtë vote do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë, ndërsa për drejtimin e këtyre bashkive janë në garë 13 kandidatë.

Qëndrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në oren 18:00, siç përcakton edhe Kodi Zgjedhor mbyllen qendrat e votimit, në rastet kur zgjedhjet caktohen në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor.

612 punonjës policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afërsishr 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 mijë.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese