Hapësire reklamuese

Politikë

"O nëne o nëne, shikojeni se kush do ju shpëtojë nga unë", Edi Rama publikon portretin e aktivistit dhe sqaron ligjin për shitjen e tokës tek të huajt

Shkruar nga Newsbomb
"O nëne o nëne, shikojeni se kush do ju shpëtojë nga
Edi Rama publikon portretin e aktivistit

Kryeministri Edi Rama ka vijuar publikimin e personazheve dhe mesazheve nga protesta qytetare që vijon prej 25 ditësh nën zyrën e tij, duke sqaruar pretendimet e aktivistit Klajdi Bello dhe ligjin për shitjen e tokës tek të huajt.

"Paj Zotin shikojeni se kush do ju shpëtojë nga unë, një patriot që nuk lexon dot një ligj me 10 nene", shkruan kryeministri, teksa citon dhe një shprehje të Atë Gjergj Fishtës: 'Po nuk ban kurr hajër Shqipnija, n’se padija dhe krenija, do të shkojnë njit si trupi e hija.' O nëne o nëne, s’kishte faj At Gjergji i shkretë.

Edi Rama publikon dhe mesazhin e aktivistit Klajdi Bello, i cili shkruan për ngritjen e popullit në mosbindje civile për shitjen e tokave bujqësore te shtetasit e huaj, dhe gjen rastin të sqarojë të vërtetën e aktit zyrtar:

"Në fakt, ky është një nga projekt-ligjet e procesit të negociatave, i cili siç mund ta lexoni hyn në fuqi 7 vjet pas hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur toka mund t’u shitet pushtuesve europianë në Shqipëri, njësoj siç mund të blihet nga pushtuesit shqiptarë në Europë, sepse me hyrjen në BE Shqipëria do jetë e madhe sa BE-ja dhe BE-ja do jetë e vogël sa Shqipëria."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese