Hapësire reklamuese

Aktualitet

4 orë në rrugët dhe sheshet e Tiranës, protestuesit vijojnë marshimin për "Shqipërinë e Re"

Shkruar nga Newsbomb
4 orë në rrugët dhe sheshet e Tiranës, protestuesit
Protestuesit 4 orë në rrugët dhe sheshet e Tiranës

Qytetarët që janë mbledhur prej orës 19:00 mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, ashtu siç është bërë traditë tashmë prej 25 ditësh, janë duke marshuar në rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Me thirrjet "Rama në burg, Berisha në Burg", apo edhe "Revolucion", "Ju erdhi fundi", ata kanë marshuar brenda Unazës së Vogël dhe janë rikthyer sërish në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

1. Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.

2 .Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:

- Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

- Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

- Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht, kërkojmë:

- Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;

- Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;

- Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;

- Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

5. Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

Këto janë pesë kërkesat e protestuesve, të cilët kërkojnë reagim sa më parë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ky i fundit refuzon dhe thotë se shqiptarët i kanë besuar me votë dhe ai do të çojë deri në fund programin për të cilin është votëbesuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese