
Partia Demokratike e Shqipërisë njofton se mbështet plotësisht letrën e 260 personaliteteve të shquara shqiptare në botë, duke përfshirë shkencëtarë, akademikë, profesorë, ekspertë të mirënjohur të fushave të ndryshme, për mbështetjen e tyre për protestën.
Partia më e madhe opozitare e drejtuar nga Sali Berisha, thotë se edhe ajo vetë ka mbështetur dhe mbështet plotësisht protestën qytetare dhe kërkesat e saj.
Deklarata e shpërndarë nga Partia Demokratike përshëndet rreshtimin e elitës shqiptare në botë në krah të qytetarëve që protestojnë prej 25 ditësh në rrugët dhe bulevardin qendror të Tiranës,
"Kjo letër me të cilën elita e kombit jashtë Shqipërisë bashkon zërin e saj me zërin e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë është njëkohësisht një thirrje për çdo shqiptar kudo që jeton të mbështesë pa rezerva kërkesat e lëvizjes rinore qytetare në Shqipëri", thuhet në të.
Sipas Partisë Demokratike, protesta është rruga e vetme për zgjidhjen e krizës së thellë politike, morale, institucionale që ka mbërthyer vendin e shkaktuar nga diktatura autoritare e Edi Ramës.
