Hapësire reklamuese

Politikë

Pak para nisjes së Kuvendit, Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS! Në FOKUS reforma territoriale dhe “Besa” (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Pak para nisjes së Kuvendit, Rama mbledh drejtuesit politikë të
Momenti i mberritjes se Rames

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur herët këtë mëngjes në selinë e Partisë Socialiste, ku po zhvillon një takim me drejtuesit politikë të qarqeve.

Nga çështjet kryesore të diskutimit pritet të jetë reforma territoriale, kur mes PD dhe PS nuk është arritur një konsensus për të dalë me një raport të përbashkët në Parlament.

Kujtojmë se Partia Socialiste ka dorëzuar raportin e saj për reformën territoriale, por pa një konfigurim të ri të hartës territoriale. Raporti nuk u prezantua në seancën plenare të së enjtes për shkak të situatës së krijuar dhe bllokimit të foltores së Kuvendit nga opozita.

Socialistët pritet të shfrytëzojnë hapësirën ligjore që i jep të drejtën një deputeti  apo një grupi deputetësh për të propozuar ndryshime ligjore, në këtë rast në ligjin për vetëqeverisjen vendore, sipas Euronews.al

Në takimin e sotëm të Edi Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve pritet të diskutohet edhe dokumenti strategjik “Besa”, i prezantuar pak ditë më parë nga kryeministri në mbledhjen e qeverisë dhe grupit parlamentar socialist.

Mbledhja parashikohet të jetë e shkurtës, duke qenë se në orën 10:00 protet të nisë edhe seanca e sotme plenare.  Ndërkohë propozimi për ndarjen e re territoriale, sipas reformës,  pritet të paraqitet gjatë sesionit të ri parlamentar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese