Hapësire reklamuese

Politikë

Rama e rithotë para zërave europianë: Keni dëgjuar për “Revolucionin e Flamingove”, është shembull i përçarjeve që u shfrytëzua nga armiqtë

Shkruar nga Newsbomb
Rama e rithotë para zërave europianë: Keni dëgjuar për
Kryeministri Edi Rama

Në konferencën e mbajtur ditën e sotme e quajtur “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit", kryeministri Edi Rama u ndal te postimet që kryesojnë rrjetin në lidhje me protestën e ashtuquajtur “Revolucion i Flamingove”, dhe te linqet e shpërndara në WhatsApp në lidhje me organizimin e tubimeve.

“Kemi ardhur në një moment kur e kemi humbur tërësisht duke pranuar lirinë e shpërndarjes si një shtrirje, degëzim të fjalëve.  Ndërhyrja e huaj në informacion kurrë nuk mbërrin në një formë të veshur, mbërrin si një përmbajtje e falsifikuar, si një link që dërgohet në një grup WhatsApp, nga një grup që mendon se po ndan një të vërtetë. Flet gjuhën tonë, ndaj duket se dukemi kaq të dënuar të dështojmë.  Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e një algoritme e nxitur nga përdorimi i AI” tha Rama para zërave të institucioneve europiane.

Referuar manipulimeve dhe informacioneve të rreme të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, Rama theksoi se ajo që demokracinë ka të bëjë me çarjet në dritë të diellit në mënyrë të hapur. Duke shtuar se momentin e tubimit të qytetarëve e kanë shfrytëzuar dhe armiqtë tanë, kreu i qeverisë nënvizoi se sa më afër të jetë një vend për t’u anëtarësuar në BE, aq më shumë sulme do të marrë nga shtetet e tjera, sidomos nga ata me me të cilët nuk ka një marrëdhënie të mirë. 

“Ajo që ndodh me demokracinë ka të bëjë me çarjet në dritë të diellit në mënyrë të hapur. Pikërisht është kjo hapje që përbën dhe cënueshmërinë e saj nga armiqtë e demokracisë që gjejnë shtegun për të hyrë, siç ka ndodhur në rrjet.  Besoj jeni mjaft të informuar për të ashtuquajturin ”Revolucion i Flamingove” është shembull i një plasjeje një çarjeje, që u bë një mënyrë për armiqtë tanë.

Sa më afër shkon një vend në BE aq më shumë rreken aktorët e huaja për të hyrë tinëzisht brenda e për të sulmuar.  Historia do të na kujtoje jo vetëm si ata që ishin dëshmitarë të ngritjes së AI, por si brez që u desh të vendoste nëse e vërteta do të mbetej akoma në një botë manipulimi me AI.

Ne jemi demokraci e duam  të mbetemi të tillë. Demokracitë ofrojnë hapësirë me shumë bujari dhe me armiqtë e tyre, kjo është çështja dhe dilema” tha Rama në fjalën e tij.

Teksa kryeministri i vendit sjell në vëmendje se si është manipuluar situata e protestave duke përdorur Inteligjencë Artificiale, nga ana tjetër protestuesit ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë vijuar me tubimin e tyre në kryeqytet, i cili u zhvendos nga Kuvendi në drejtim të Bulevardit Zhan D’Ark e më tej drejt “Rrugës së Elbasanit”.

Fjala e Edi Ramës: Kemi ardhur në një moment kur e kemi humbur tërësisht duke pranuar lirinë e shpërndarjes si një shtrirje, degëzim të fjalëve. Ndërhyrja e huaj në informacion kurrë nuk mbërrin në një formë të veshur, mbërrin si një përmbajtje e falsifikuar, si një link që dërgohet në një grup ËhatsApp, nga një grup që mendon se po ndan një të vërtetë. Flet gjuhën tonë, ndaj duket se dukem kaq të dënuar të dështojmë. 

Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e një algoritme e nxitur nga përdorimi i AI. Para dy javësh, në një vend që nuk është saktësisht fqinj, po afër Rumania, pësoi një sulm kibernetik që ngriu sistemin e kadastrës duke paralizuar shërbimet publike. Disa muaj më parë i njëjti vend u përballë me një sulm duke shtrembëruar komunikimin dixhital.

Ajo që ndodh me demokracinë ka të bëjë me çarjet në dritë të diellit në mënyrë të hapur. Pikërisht është kjo hapje që përbën dhe cënueshmërinë e saj nga armiqtë e demokracisë që gjejnë shtegun për të hyrë, siç ka ndodhur në rrjet.

Besoj jeni mjaft të informuar për të ashtuquajturin ”Revolucion i Flamingove” është shembull i një plasjeje një çarjeje, që u bë një mënyrë për armiqtë tanë.

Sa më afër shkon një vend në BE aq më shumë rreken aktorët e huaja për të hyrë tinëzisht brenda e për të sulmuar. Historia do të na kujtoje jo vetëm si ata që ishin dëshmitarë të ngritjes së AI, por si brez që u desh të vendoste nëse e vërteta do të mbetej akoma në një botë manipulimi me AI.

Ne jemi demokraci e duam  të mbetemi të tillë. Demokracitë ofrojnë hapësirë me shumë bujari dhe me armiqtë e tyre, kjo është çështja dhe dilema.

Pra si ta mbrojmë hapësirën tonë të informimit jo duke e tkurrurr por duke e ankoruar te vlerat demokratike, jo duke u tërhequr te një izolim dixhital por te shoqëritë e hapura. Thënia është: Derisa të veshë e vërteta pantallonat gënjeshtra ka bërë xhiron e botës. Nuk dua të jem pesimist por nuk jam optimist përderisa nuk bëjmë dallimin e qartë për lirinë e fjalës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese