Hapësire reklamuese

Rajoni

Krijimi i institucioneve të reja, Kurti merr përgjigjen e parë pozitive nga PDK por me një kusht: Para se të flasim për pozitat, të flasim për prioritetet

Shkruar nga Newsbomb
Krijimi i institucioneve të reja, Kurti merr përgjigjen e parë
Bedri Hamza dhe Albin Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur me përpjekjet për formimin e institucioneve të reja.

Hamza theksoi se PDK-ja është e gatshme të marrë pjesë në takime politike, por tha se fokusi duhet të jetë tek prioritetet shtetërore dhe jo tek ndarja e posteve.

“Unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme dhe institucionale. Nuk jam kundër që të ketë takime, mirëpo para se të flasim për pozitat, e kam thënë dhe e ri përsëris se është tepër e rëndësishme të flasim për prioritetet, vizionin për të ardhmen, programin dhe adresimin e sfidave që i ka Kosova.

Nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i PDK-së të ketë një numër të caktuar të ministrive, një kryetar Kuvendi, presidentin apo çfarëdo pozite tjetër”, deklaroi ai. 

Ndërkohë, Kurtin nuk do ta takojë kryetari i Aleancës, Ardian Gjini.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese