Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, policia e Kosovës vë në pranga aktivistin e Listës Serbe! Mblidhte qytetarët në kafene dhe u jepte “udhëzime” për votimin në këmbim të rryshfetit

Shkruar nga Newsbomb
Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, policia e Kosovës vë në
Foto ilustruese

Policia e Kosovës, ka bërë me dije këtë të premte se ka vënë në pranga një shtetas nga komuna e Graçanicës pranë Prishtinës, nën dyshimin për marrje dhe dhënie rrysheti në lidhje me procesin e votimit, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Sipas bluve të kosovës, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar materiale dëshmuese, si edhe janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, megjithatë policia nuk ka brë me dije se cili është ai arrestuari. Kurse Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se i ndaluari është aktivisti i Listës Serbe, Aleksandar Trajkoviç nga fshati Uglarë.

Ajo e dënoi arrestimin e tij si “trysni shtesë ndaj popullit serb me qëllim që Albin Kurti (kryeministri në detyrë i Kosovës) ta ndihmojë të preferuarin e tij Nenad Rashiç në garën zgjedhore”.

Sipas policisë, personi i ndaluar sipas hetimeve zyrtare u kishte bërë thirrje qytetarëve të shkonin në një lokal në fshatin Uglar, ku do t’u jepte udhëzime që të votonin për Listën Serbe dhe kandidatët e saj.

“Në këmbim të votës, dyshohet se atyre u ishte premtuar se do ta fitonin të drejtën për përfitime sociale që i paguan shteti i Serbisë”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia.

Kujtojmë se nga subjektet politike serbe, në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë vetëm  Lista Serbe, partia kryesore e serbëve që vepron me mbështetjen e Beogradit,  dhe partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit, i cili deri tani ka qenë pjesë e Qeverisë së Kurtit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese