Sot është një ditë plot festë dhe emocion në familjen e këngëtares Dafina Zeqiri, pasi djali i saj, Daskan feston ditëlindjen e parë.
Për këtë ditë të veçantë dhe gëzimi, Dafina ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga momenti i lindjes së të birit në sallën e operacionit.
Po ashtu ajo ka publikuar edhe një video, të cilën e ka shoqëruar me një dedikim emocionues, ku rrëfen se ardhja në jetë e djalit ia ka ndryshuar jetën.
“Një vit më parë, e gjithë bota ime ndryshoi 12:12 17 korrik 2025. Ti shërove pjesë të mia që nuk e dija kurrë se kishin nevojë për shërim, dhe më hape sytë për atë që ka vërtet rëndësi. Engjëlli im i vogël, princi im, djali im i artë… ti je bekimi më i madh i jetës sime. Gëzuar ditëlindjen e parë. Të dua më shumë se çdo gjë në këtë botë Daskan Gjergji,” shkruan Dafina.
Dafina dhe bashkëshorti i saj, Kreshniku, u bënë prindër për herë të parë një vit më parë me ardhjen në jetë të Daskanit. Ndërkohë, çifti po përgatitet të zgjerojë edhe më tej familjen, pasi këngëtarja është në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
