Artisti shqiptar njëherazi dhe fituesi i “BBVA2” Luiz Ejlli, së fundmi është takuar me aktorin turk Kenan İmirzalıoğlu, personazhi kryesor i filmit “Ezel” nga i cili mori dhe viralitet.
Takimin e dyshes e ka zbuluar vetë Luiz Ejlli i cili përmes një postimi të bërë në profilin e tij, ku ai shfaqet krah aktorit turk shkruan: Ezel 2, së shpejti.
Postimi i Luiz Ejlli është marrë si një paralajmërim se së shpejti do të ketë një bashkëpunim mes dyshe. Por deri më tani çdo gjë mbetet aludim pasi nuk ka pasur një reagim zyrtar nga asnjëra palë.
Edhe pse këngëtari shqiptar shkruan se së shpejti do të kemi “Ezel 2”, nuk dihet qartazi nëse bëhet fjalë për bashkëpunim mes tyre apo Ejlli na zbuloi se së shpejti aktori turk Kenan İmirzalıoğlu do të sjellë për ne pjesën e dytë të serialit turk.
E vërteta pritet të zbulohet në vijm.
Postimi i Luiz Ejllit:
