Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Nëna e Selinit feston sot ditëlindjen, fituesja e “BBVA5” emocionon me fjalët: Zoti e di sa të dua, në 1000 jetë do të zgjidhja të ishe mami im

Shkruar nga Newsbomb
Nëna e Selinit feston sot ditëlindjen, fituesja e “BBVA5”
Foto montazh: Selin dhe Jasmina Bollati, dedikimi për ditëlindje

Nëna e fitueses së edicionit të pestë të “Big Brother Vip Albania”, Jasmina Bollati feston sot ditëlindjen e saj, ditë për të cilën ka marrë një dedikim mjaft të veçantë nga e bija.

Teksa postoi një foto ku ajo duket e vogël krah nënës së saj, Selin shkruan fjalë zemre poshtë postimit: Edhe 1000 jetë të tjerë, do të të zgjidhja të ishe mami im, të dua mbretëresha ime! Mamma bear, Mamma Queen, Mamma ime sa të dua e di Zoti por asnjëherë mos harro, NE TË DYJA GJITHË JETËN”.

Jasmina Bollati ka marrë një urim që të ngroh zemrën në një nga ditët e saja më të veçanta. Përmes këtij postimi Selin na tregon se sa marrëdhënie të ngushtë ruan ajo me mamanë e saj.

Vëmendje të madhe nga postimi i fitueses së “BBVA5” ka marrë shprehja: Ne të dyja gjithë jetën! Një shprehje e cila, siç është treguar dhe shumë herë nga dedikimet ndaj mamasë në rrjet, tregon qartazi marrëdhënien e ngushtë mes Selinit dhe Jasminës.

Newsbomb.al i uron Jasminës qindra vite të tjera sa më të lumtura krah njerëzve të saj të zemrës.

Postimi i Selinit për ditëlindjen e nënës:

Nëna e Selinit feston sot ditëlindjen, fituesja e “BBVA5”
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese