Këtë të enjte, në qytetin e Sllavonski Brod është vendosur një pllakë përkujtimore në nderim të dhjetë viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik të autobusit në korrik të vitit 2021.
Ceremonia u zhvillua në një atmosferë të mbushur plotë me emocione, dhimbje dhe lot, ndërsa familjarët e viktimave përkujtuan me mall të dashurit e tyre.
Mes familjeve të prekura nga kjo tragjedi ishte edhe Elijona, e cila humbi nënën dhe motrën në aksident. Vëllai i saj ka ndarë në rrjetet sociale fotografi prekëse nga ceremonia e vendosjes së pllakës përkujtimore.
Në një nga fotografitë e publikuara, Elijona dhe vëllai i saj shihen të përqafuar mes lotësh, duke përjetuar edhe një herë dhimbjen e madhe.
Pllaka përkujtimore do të mbetet një simbol i përhershëm i kujtimit dhe nderimit për dhjetë viktimat e kësaj tragjedie.
