Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Romanca e Gimbo dhe Selin, çifti i momentit ndajnë momente relaksi nga Budva

Shkruar nga Newsbomb
Romanca e Gimbo dhe Selin, çifti i momentit ndajnë momente relaksi
Gimbo, Selin

DJ i njohur kosovar Gimbo dhe partnerja e tij, fituesja e Big Brother Vip Albania 5, Selin Bollati, kanë ndarë në rrjete sociale një foto ku duket se po shijojnë disa ditë pushimi në Budva të Malit të zi.

Në foton e publikuar çifti simpatik ndodhet pranë pishinës, të lumtur duke tërhequr vëmendjen e fansave, te cilët i kanë komentuar duke i uruar.

Gimbo dhe Selin u njohën gjatë spektaklit, ndërsa sot lidhja e tyre është edhe më e fortë. Çifti simpatik e ka fituar mbështetjen e publikut, ndërsa ata ndajnë herë pas here momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe projektet e tyre, duke treguar se marrëdhënia vazhdon të jetë më e fortë se kurrë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese