Analisti Arben Meçe, gjatë një interviste për emisionin “Real Story” në ABC News ka deklaruar se protestat e fundit në Shqipëri nuk përfaqësojnë më qytetarët, por janë të drejtuara nga partitë politike.
Sipas tij, qytetarët kanë qenë të pranishëm vetëm në tre ditët e para, kur mund të ishte krijuar një bërthamë organizative për të drejtuar lëvizjen.
Ai solli në vëmendje momentin kur në turmë u fut një arkivol, duke thënë se kjo ishte dëshmi se protesta nuk kishte më karakter qytetar. Meçe shtoi se brenda turmës kanë vepruar grupe të maskuara që kryen akte të dhunshme, ndërsa pjesa tjetër nuk mbajti qëndrim
Meçe akuzoi gjithashtu disa eurodeputetë të majtë që vizituan Shqipërinë se po mbështesin financiarisht opozitën, duke lënë të kuptohet se pas tyre mund të ketë financime ruse.
“Vazhdojmë të themi që në protestë ka qytetarë që protestojnë, nuk ka qytetarë. Ka mbi 15 ditë që protestojnë partitë. Qytetari ka qenë 3 ditët e para, në qoftë se do prodhohej bërthamë organizative për të drejtuar lëvizjen tre ditët e para, Rama do ishte larguar tani. Duhet të ishte larguar, por zemra e organizimit ishin partitë politike, nuk lejonin prodhimin e bërthamës, prandaj nuk është bërë bërthama. Iku qytetari, mbetën partitë. Ditën që në turmë është futur arkivoli , e gjithë turma brohoriste arkivolin, dhe e regjistronte. Ishte qytetari këtu? Jo. Atë ditë, brenda turmës kanë qenë 3 grupe të maskuara, të cilat kryen aktet në një fazë të dytë. Kjo turmë që ishte qytetare, mbajti ndonjë qëndrim? Jo.
Atë ditë, gjithë Tirana u mbush me terror bullizues ndaj artistëve kryesorë që ka Shqipëria. Nuk po flet njeri për një gjë të tillë. Këta njerëz, nuk lanë shtyllë pa vendosur artistë shqiptarë. Nuk ka më qytetarë aty. Lufta ka mbaruar, kjo lufta është shtojca për të goditur turizmin shqiptar. Lufta mbaroi ditën kur Evropa me 450 vota, votoi pro Shqipërisë. Këta të shtatë, iu kundërvunë Evropës tashmë. Është Saliu këtu, nuk e diskutoj. Me qëndrimin që mbajtët në Evropë, praktikisht ti i ke prerë rrugë çdo argumenti në Evropë. Ky rast që ndodhi tani, i vuri vulën, faktin që kjo PD, do jetë njollë e zezë në historinë e Shqipërisë.
Nuk është fare e vërtetë, që integrimi ynë në Evropë do bllokojë investimet në Shqipëri. Evropa u shpreh qartë që rrëzoi atë amendament, që pengonte atë librin që sjellin këta. Nuk ka interes Evropa të ketë një Shqipëri të varfër. Ka ardhur një eurodeputete pastaj 5 deputetë. Çfarë ndodh me këta? E para ishte radikale e majtë, të pestë që erdhën ishin të majtë. Ajo që vjen nesër, është radikale dhe radikale e majtë. Moj zonjë, vjen në Shqipëri dhe gjëja e parë, ajo shkon takon Qorrin, del nga selia e Qorrit dhe shkon në protestë. Të thotë, jam krahu financues i Qorrit. Partitë e majta, kush i financon? Unë di që këto janë financime ruse”, theksoi ai.
