Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5, Armela Hyseni, ka ndarë për publikun disa momente të vështira që përjetoi pas daljes nga reality show.
E ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, ajo tregoi se pas përfundimit të formatit kishte shtuar plot 13 kilogramë, gjë që e bëri të ndihej ndryshe me veten dhe të humbiste rehatinë e saj.
Ky ndryshim i papritur në pamje ndikoi edhe në mënyrën se si e shihte veten në pasqyrë, duke e bërë të ndjehej në siklet.
Hyseni pranoi se për një periudhë nuk kishte dëshirë të shfaqej në ekran, pasi nuk ndihej komode me imazhin e saj.
“Pas Big Brother unë shtova 13 kilogramë dhe nuk isha rehat. Isha mësuar të shikoja veten ndryshe në pasqyrë dhe asnjë rrobë nuk më bënte më. Nuk doja të dilja më në televizor jo sepse unë kisha marrë disa kilogramë më tepër, por nuk isha rehat. Për mua ka qenë periudhë shumë e sikletshme”, tha ajo.
