Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqiptari në Modena përleshet me policin që e kishte arrestuar më herët, kërkon falje në gjykatë: Isha i dehur

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptari në Modena përleshet me policin që e kishte arrestuar
Policia italiane

Një 45-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Modena, pasi sulmoi disa karabinierë gjatë festës së birrës që zhvillohej pranë një stadiumi.

Ngjarja ndodhi pas mesnate, kur i arrestuari, i cili kishte qenë i dënuar më herët për drogë dhe i pezulluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, u përball me një efektiv policie që e kishte ndaluar në të kaluarën.

I dehur, ai nisi ta provokonte me batuta ironike dhe më pas e ndoqi në parking, duke u përplasur edhe me kolegët e tij.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, 45-vjeçari rezistoi dhe goditi dy policë, të cilët morën raport mjekësor prej gjashtë ditësh. Për pasojë, ndaj tij u ngritën akuzat për rezistencë ndaj autoritetit dhe plagosje.

Të premten në mëngjes, ai u paraqit në gjykatë për gjykim ku kërkoi falje dhe tha se kishte reaguar nën ndikimin e alkoolit, duke pretenduar se ishte ndjerë i vënë në shënjestër nga polici me të cilin kishte konflikt.

Gjykata vendosi ta lërë të lirë me detyrim paraqitjeje në polici, duke rrëzuar kërkesën e prokurorit për arrest shtëpie. Sipas avokates, me ligjin e ri për sigurinë në Itali, klienti i saj rrezikon dënime të rënda për akuzat e ngritura.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese