Hapësire reklamuese

Sporti

Nesër finalja e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, Sali Berisha zbulon për kë do të bëjë tifo: Më zhgënjyen Franca dhe Anglia

Shkruar nga Newsbomb
Nesër finalja e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës,  Sali
Foto ilustruese

Teksa nesër do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, kryedemokrati Sali Berisha ka bërë të ditur se do të mbështesë kombëtaren iberike.

Berisha është shprehur se nuk mund të mbështesë Argjentinën, pasi, sipas tij, nuk mund të pranojë disa shkelje që, siç pretendon ai, janë bërë nga amerikano-jugorët.

Po ashtu, kryedemokrati tha se është i zhgënjyer nga Franca dhe Anglia, për të cilat u shpreh se priste një paraqitje më të mirë në këtë Kupë Bote.

Berisha: U falënderoj. Unë vetëm këto 4 ndeshjet e fundit kam parë, nuk i ndjek shumë, nuk jam shumë tifoz.

Por gjithnjë, 8 ose 4 të fundit i shoh. Pashë ndeshjen e parë të katërshes, Franca me Spanjën. I bindur se Franca do të shkëlqente, për habinë time Franca, ekipi i saj mbeti si një hije në raport me ekipin e Spanjës, kështu që u detyrova gjatë ndeshjes të ndryshoj simpati dhe të kaloj me Spanjën.

Erdhi ndeshja tjetër. Nuk jam me Argjentinën sepse nuk pranoj disa shkelje që ata bëjnë në lojë. Kapin, përdorin duart, kapin lojtarët, nuk e pëlqej atë lojë. Po. Dhe natyrisht isha me anglezët.

Po anglezët aty për fatin më të keq u treguan një skuadër e kategorisë së tretë.

U ndrynë në portë sikur të mos ishin dhe pranuan për kohë të tëra një presion të tmerrshëm të argjentinasve.

Nuk them se Argjentina nuk e meritoi plotësisht.

Pra, edhe këtu mbeta me zemër të thyer. Tani unë nuk e mohoj që jam me Spanjën, nuk jam me Argjentinën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese