Hapësire reklamuese

Sporti

Eliminimi i Zvicrës nga Botërori, vjen MESAZHI nga kapiteni Granit Xhaka: Lamë shpirtin në fushë! Rrugëtimi ynë përfundoi, askush s’na e merr atë...

Shkruar nga Newsbomb
Eliminimi i Zvicrës nga Botërori, vjen MESAZHI nga kapiteni Granit
Leo Messi dhe Granit Xhaka

Zvicra mbylli rrugëtimin e saj në Botëror në fazën çerekfinale, pasi u mposht nga Argjentina me rezultatin 1-3. Pas kësaj humbje, që shkaktoi polemika të shumta për shkak të vendimeve të kryesorit, ka patur edhe një reagim nga ana e kapitenit Granit Xhaka, i cili pak minuta më parë ka mbajtur qëndrimin e tij në një postim në rrjetin e tij social në Instagram.

Mesfushori shqiptar shprehet i keqardhur që nuk ia doli dot që Zvicra të prekte gjysmëfinalen, duke thënë se së bashku me shokët e skuadrës lanë shpirtin në fushë vetëm për të bërë realitet një ëndërr të madhe.

Në fund, 34-vjeçari pati edhe një mesazh “thumbues”: Askush nuk na e merr atë që arritëm së bashku.

POSTIMI:

“Nuk ishte e thënë të bëhej.

Dhamë gjithçka, luftuam deri në fund dhe lamë zemrat në fushë.

Ky rrugëtim përfundon këtu, por askush s’mund të na e marrë atë çfarë arritëm së bashku.

Bëmë historinë. Faleminderit të gjithëve që besuan tek ne dhe që qëndruat në anën tonë”.

 
 
 
 
 
View this profile on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese