Hapësire reklamuese

Sporti

BOTËRORI 2026/ Gjysmëfinale të “zjarrta” në mesjavë, njihuni me DITËT DHE ORARET e ndeshjeve të fundit të turneut para finales së madhe (AXHENDA)

Shkruar nga Newsbomb
BOTËRORI 2026/ Gjysmëfinale të “zjarrta” në
Trofeu i "Botërorit" dhe topi zyrtar

Botërori 2026 ka arritur në fazën më kulminante të tijën, pasi shumë shpejt do të vihemi përballë dueleve që premtojnë spektakël të garantuar.

Të martën, Franca sfidon Argjentinën në stadiumin “Dallas Stadium” prej orës 21:00. Në anën tjetër, Anglia përplaset “kokë më kokë” me kampionët në fuqi në stadiumin “Atlanta Stadium”, sfidë kjo e përcaktuar për t’u zhvilluar të mërkurën në të njëjtin orar.

Sa i përket ndeshjeve të fundit, fillimisht do të përcaktohet skuadra që do të mbajë vendin e tretë në renditjen e përgjithshme në ndeshjen e së shtunës prej orës 23:00, ndërsa finalja e madhe që do të luhet në stadiumin e New York-ut është e përcaktuar për t’u zhvilluar të dielën, më 19 korrik prej prës 21:00.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese