Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në Pogradec, mjeti bujqësor del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagoset drejtuesi

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në Pogradec, mjeti bujqësor del nga rruga dhe përfundon
Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çërravë, në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet bujqësor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në përroin e fshatit.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese