Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kap duke lëvizur me një mjet të vjedhur, arrestohet punonjësi i OSHEE! Policia dyshon se... (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
U kap duke lëvizur me një mjet të vjedhur, arrestohet
Foto ilustruese

Një punonjës i OSHEE-së ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes.

Mësohet se në pranga ka rënë përgjegjësi i OSHEE-së për Mirditën, Ervin Kodra.

U raportua se ai u kap nga efektivët e policisë teksa ishte duke nxjerrë nga bregu i lumit një mjet që ishte denoncuar i vjedhur në Korçë, ndërsa targat e mbivendosura në të ishin të vjedhura në qytetin e Elbasani.

Gjatë deklaratave në polici, Kodra ka pohuar se mjeti i kishte ngecur aty, por pa dhënë deklarime për mënyrën apo sesi makina e vjedhur, njëherazi edhe targat e mbivendosura në të vjedhura po të vjedhura kishte rënë në duart e punonjësit të OSHEE-së.

Ndërsa po ashtu pretendimet e punonjësit të OSHEE se makina i kishte ngecur në lumë janë të pa besueshme për grupin hetimor, ndërsa është duke u hetuar nëse ky mjet është përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.

Ndërkaq, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese