Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident rrugor në Durrës, automjeti përfundon i përmbysur në mes të rrugë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident rrugor në Durrës, automjeti përfundon i përmbysur
Foto nga vendngjarja

Mbrëmjen së sotme, në zonën e Kënetës në Durrës, ka ndodhur një aksident rrugor gjatë të cilit një automjet ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.

Momentet pas ngjarjes janë kapur nga një qytetare që ndodhej duke kaluar aty pak çaste pasi kishte ndodhur aksidenti, e cila ka filmuar në vendin e ngjarjes.

Nga sa është vërejtur në vendngjarje, nuk rezulton të jetë përfshirë asnjë automjet tjetër, gje qe tregon se shoferi mund të ketë humbur drejtimin e mjetit për arsye ende të paqarta, duke shkaktuar përmbysjen e mjetit. 

Sipas informacioneve rezultojnë dy persona të lënduar si pasojë e aksidentit. Autoritetet pritet të hetojnë rrethanat dhe shkaqet e sakta që çuan në këtë aksident.

Video Credits: JOQ ALBANIA

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese