Foto nga protestuesit
Kuvendi mbylli këtë të hënë seancën e fundit plenare, ndërsa në përfundim të saj deputetët u pritën nga protestuesit dhe u qëlluan me vezë gjatë largimit nga godina.
Teksa deputetët po largoheshin nga Kuvendi, një grup protestuesish u kishte zënë pritë, duke hedhur vezë në drejtim të automjeteve të tyre.
Mësohet se protestuesit kanë hyrë nga pjesa pranë xhamisë, duke u paraqitur si turistë dhe më pas nisën sulmin e tyre me vezë.
Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e Policisë, të cilat kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Sondazh
Poll
