Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Shëngjin, Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, një i ri ka mbetur i plagosur pasi është goditur me thikë. Ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Pritet që autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar për më shumë detaje.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.
Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve
