Hapësire reklamuese

Aktualitet

Skandali i tjetërsimit të pronave, ja kush janë 12 ish-zyrtarët për të cilët Gjykata e Durrësit ka lëshuar masa sigurie! Mes tyre edhe ish-drejtori i Kadastrës (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Skandali i tjetërsimit të pronave, ja kush janë 12
Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë nga aksioni në kuadër të të cilit Gjykata e Durrësit ka lëshuar 12 masa sigurie për ish-punonjës të Kadastrës së Durrësit, të cilët dyshohen se janë përfshirë në një skemë të tjetërsimit të pronave në qytetin bregdetar.

Sipas raportimeve, masat e sigurisë janë lëshuar në kuadër të një hetimi katërvjeçar të Prokurorisë.

Nga hetimet rezultoi se, nga 1.063 dosje regjistrash të kontrolluara, vetëm 152 rezultuan pa probleme, ndërsa 908 regjistra kishin dëmtime ose ndërhyrje të dyshuara. Mes tyre janë konstatuar faqe të zhdukura, të zëvendësuara, të dubluara ose të vendosura jashtë rendit kronologjik.

Mësohet se Gjykata e Durrësit ka lëshuar 12 masa sigurie, të cilat përfshijnë "Arrest në burg", "Arrest në shtëpi" dhe "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore".

Mes ish-zyrtarëve është edhe emri i ish-drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Artur Çobani, i cili akuzohet për tre vepra penale.

Bëhet fjalë për:

Ramazan Sheshi – arrest me burg – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Adrian Kona – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Bledar Zerba – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Rovin Zeqja – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Shaqir Sheshi – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Viktor Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Arianit Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Besnik Xhafa – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Fiqeret Xhafa – detyrim paraqitje, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Jonida Mergeja – detyrim për paraqitje, e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Leandro Dervishi – detyrim për paraqitje, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Artur Çobani – detyrim për paraqitje, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” 12- Ramazan Sheshi – arrest me burg – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë, pritet një reagim zyrtar në lidhje me këtë çështje, ku do të bëhen publike edhe detajet e plota për këtë rast që është në hetime sipër.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese