Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTOT/ Nipat e Mirit të Xhikes në dosjen e SPAK, gruaja dëshmoi një muaj më parë, i dyshuar edhe djali! Ja rolet e vëllezërve Rama dhe Elton Mehmeti (EPISODET KRIMINALE)

Shkruar nga Newsbomb
FOTOT/ Nipat e Mirit të Xhikes në dosjen e SPAK, gruaja dëshmoi
Ilustrim fotografik - Ne qender Adrian Rama dhe Elton Mehmeti

Adrian Rama dhe Erjon Rama, dy nipat e Fatmir Ramës (njohur si Miri i Xhikes) akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme se janë pjesë e një grupi të madh të trafikimit të drogës nga vendet e Amerikës Latine në Europë dhe më pas pastrimin e parave në Shqipëri.

Miri i Xhikes apo "i forti i Rrugës së Elbasanit" ka qenë një prej kokave më të mëdha të trafikut të drogave të forta nga Shqipëria në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian, për më shumë se një dekadë, deri kur u vra në vitin 2003.

Ai kishte nën urdhrat e tij gjysmën e Parlamentit, sipas dëshmive të kohës dhe bashkëpunëtorëve që i qëndronin pranë, duke u shndërruar në njeriun më të pasur dhe më të fuqishëm në Shqipëri. Ndërsa tani, rrugën e tij duket se e kanë ndjekur nipat.

Newsbomb.al ka siguruar këtë fotografi ekskluzive ku shfaqen shtetasit Ardian Rama dhe Elton Mehmeti, dy nga personat e akuzuar zyrtarisht dje nga SPAK se janë përfshirë në një rrjet të madh të narkotrafikut dhe pastrimit të parave në Shqipëri.

FOTOT/ Nipat e Mirit të Xhikes në dosjen e SPAK, gruaja dëshmoi
Ne foto: Adrian Rama dhe Elton Mehmeti

"Personat nën hetim Adrian Rama, Elton Mehmeti, Alfredo Hamzai, Ardian Zykaj, Luciano Koçeku, Orgest Birçaj, Orest Sota, përveçse janë të përfshirë në veprimtari të trafikimit të lëndëve narkotike, ata janë të përfshirë edhe në pastrimin e produkteve të veprës penale, konkretisht të të ardhurave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale përgjatë periudhës 2017- e në vijim", thotë SPAK.

Hetuesit dhe prokurorët deklarojnë se kanë zbuluar disa episode kriminale ku janë përfshirë 20 personat e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të djeshëm, ndërsa rolet janë mjaft të qarta për secilin.

Konkretisht, një nga shumë episodet kriminale janë dhe këto:

6. Veprimet e kryera nga personat nën hetim Adrian Rama, Elton Memeti e Erjon Rama, e Edmond Jaupi për pastrimin e të ardhurave të rrjedhura nga aktiviteti kriminal në formën e investimeve nëpërmjet faturimeve ndërmjet shoqërive "Kryon.83" me "ICLIMA ALBANIA" sh.p.k. me Nipt M01818009Q e Shoqëria "ecs Eco Climate Solution" sh.p.k. me Nipt L22218013G duke i investuar ato në blerje të pasurive të paluajtshme, apo në kryerjen e veprimeve për fshehjen e pasurisë së luajtshme, mjet lundrues gomone.

7. Veprimet e kryera nga personat nën hetim Adrian Rama, Elton Memeti e Erjon Rama në gjetjen e banorëve të zonave në Vlorë të cilët disponojnë troje të paregjistruara, lidhjen e kontratave me ta duke blerë sipërfaqe apo duke marrë përsipër nxjerrjen e dokumentacioneve, si dhe lejeve të ndërtimit në këto zona;

FOTOT/ Nipat e Mirit të Xhikes në dosjen e SPAK, gruaja dëshmoi
Nipat e Mirit të Xhikes në dosjen e SPAK


© NEWSBOMB.AL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese