Prokuroria e Posaçme ka zbardhur zyrtarisht operacionin masiv që ka zhvilluar këtë të premte në Tiranë dhe në disa zona në jug të vendit, ku është goditur një grup kriminal që ishte infiltruar dhe pastronte paratë në kullat e kryeqytetit, si dhe vilave turistike në Palasë.
Hetimet mbajnë firmën e ish-kryeprokurori Altin Dumani dhe prokurores Elida Kaçkini dhe pasuria e sekuestruar kalon në vlerën e miliarda lekëve, ose më tepër se 135 milionë euro në ekuivalentin e valutës.
Hetimet kanë evidentuar një strukturë të organizuar që përfshinte furnizimin, transportin, magazinimin, përpunimin kimik dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në vende të ndryshme europiane.
Paralelisht me hetimet për trafikimin e narkotikëve, janë dokumentuar edhe dyshime të arsyeshme për pastrim të produkteve të veprës penale, ku është evidentuar se biznesmenë dhe ndërtues të njohur kanë ndihmuar trafikantët për fshehjen e origjinës së pasurive dhe integrimin e të ardhurave të paligjshme në ekonominë formale.
Përmes vendimit nr. 432 akti, datë 10.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës parë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë:
Vila
- Dy vila në Gjilekë, kompleksi Green Coast, Palasë Vlorë, si edhe vlera prej 500.000 euro e përfituar nga shitja e këtyre pasurive;
- Një vilë në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera prej 200.000 euro, e përfituar nga shitja e kësaj pasurie;
- Dy vila në Green Coast, Vlorë, si dhe vlera prej 680.000 euro e përfituar nga shitja e këtyre dy pasurive;
- Një vilë në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera 220,710 euro e përfituar nga shitja e kësaj pasurie;
- Dy vila në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera 506,467 euro, e përfituar nga shitja e këtyre pasurive;
- Dy vila në kompleksin Rolling Hills, Tiranë;
- Shtatë vila dhe dy apartamente, të ndodhura në Jalë, Vuno, Himarë;
- Një vilë, e ndodhur në në Gjilekë, Vlorë.
Llogari bankare:
- 336 llogari bankare të sekuestruara në banka të ndryshme të nivelit të dytë.
- Shumat që duhet të sekuestrohen nga shoqëritë tregtare mund të arrijnë vlerën e mbi 6.2 milionë eurove dhe 9 milionë lekëve.
Sekuestro preventive është vendosur edhe mbi të drejtën e shtetaseve Artur Shehu, M.C, Xh.D dhe E.A për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim, si bashkëpronarë në këtë pasuri. Vlera paraprake e shpronësimit është 352,859,661 lekë.
Truall
- Pasuri, e ndodhur në Sallmone, Shijak, si dhe shuma prej 58.000.000 lekë, e përfituar nga shitja.
- Pasuria e llojit “truall”, e ndodhur në Sarandë.
- 11 pasuri me sipërfaqe totale mbi 113.000 m2, që ndodhen në Gjilekë, Vlorë.
- Pasuri e llojit “truall”, Rruga: Dervish Hima, me sipërfaqe totale 315.2 m2, Tiranë.
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)
- Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “K…83”, me seli në Tiranë
- Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “K…83”me seli në Prishtinë, Kosovë dhe të gjitha llogaritë e saj bankare.
- Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “A…F… P…”, Tiranë dhe të gjitha mjetet në pronësi të saj.
- Shoqëria “P….I….”, së bashku me të gjitha asetet që ajo zotëron.
- Shoqëria “T… S”, me seli në Tiranë, si dhe asetet e rregjistruara në pronësi të saj (duke përjashtuar shoqërinë “T…S..C.”, në pronësi të të njëtit administrator).
Hotel
- “AP… B”, i ndodhur në Lungomare, Vlorë
Mjete lundruese:
- Mjete lundruese, me gjatësi 13.8 ml, gjerësi 3.5 ml.
- Gomone, me gjatësi 09.60 ml, gjerësia 03.73 ml.
Automjete
- Automjet tip Audi S8
- Mercedes Benz, model G-Class.
- Si dhe ekuivalentin prej 15.000 euro, sekuestruar në llogari bankare, të përfituar nga shitja e një automjeti “Land Rover”.
Përmes vendimit nr. 435 akti, datë 10.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës parë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë:
- Pasuri e paluajtshme me siperfaqe totale 2000 m2, në Green Coast.
- Pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 478.7 m2, Gjilekë, Vlorë.
- Të drejtat reale dhe pasuritë e paluajtshme në masën 43 % të këtyre të drejtave për subjektin “N…C…. G…”, me vendndodhje, Tiranë
- 38 % të të drejtave reale të sipërfaqeve ndërtimore për objektin, me vendndodhje Tiranë, me pronësi të L.K.
- Katër apartamente dhe një depo, me vendndodhje në Tiranë (me investitor “N…C…. G…”)
- 38 apartamente me vendndodhje në Tiranë (me investitor “D…. C” dhe “N…C….G…”)
- 23 apartamente, me vendndodhje Tiranë.
- 106 garazhe, me vendndodhje në Tiranë.
- Një njësi shërbimi me sipërfaqe 201.3 m2, Tiranë.
- 6 pasuri të paluajtshme, me vendndodhje në Kodër-Kamëz, Tiranë, në pronësi të personit nën hetim L.K si edhe G.I, L.I.
- 2 automjete; një Lamborghini dhe një Mercedes Benz
- 30 % të kuotave të shoqërisë, “U..C” LTD shpk, në pronësi të personit nën hetim L.K.
- Është vendosur sekuestrimi i shoqërisë tregtare “M…. B… shpk” si dhe pasurisë së paluajtshme ku ajo kryen aktivitetin dhe çdo llogarie bankare në banka të nivelit të dytë.
- Është vendosur sekuestrimi i shoqërisë tregtare “G… I “, aseteve të tij dhe çdo llogari bankare në banka të nivelit të dytë.
- Është vendosur sekuestrimi i “I…. G” si dhe cdo llogari që këto subjekte kanë në të gjitha banka të nivelit të dytë.


