Momenti në Sheshin Skënderbej
Në Tiranë, sot u mbajt protesta e 20-të kombëtare kundër projektit të Zvërnecit, ku qytetarët u mblodhën sërish këtë të premte para Kryeministrisë.
Pas më shumë se dy orësh fjalimesh, qytetarët marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, duke u bërë thirrje qytetarëve të tjerë që t’u bashkohen nesër në protestën e tyre.
Pas marshimit, ata mbërritën në Sheshin Skënderbej, ku për disa momente u ulën këmbëkryq.
Më pas, me flamuj kombëtarë, fishekzjarre dhe thirrje patriotike, ata e mbyllën tubimin në Sheshin Skënderbej dhe bënë thirrje që nesër të jenë edhe më shumë protestues.
Sondazh
Poll
