Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta nuk mjaftohet me dëshminë e 30 personave për lobimin e LSI-së, ish-presidenti kërkon të pyeten më shumë se 100 vetë, mes tyre dhe të huaj: Do të kenë ftesa të veçanta

Shkruar nga Newsbomb
Meta nuk mjaftohet me dëshminë e 30 personave për lobimin e
Ilir Meta

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme në lidhje me marrjen e dëshmive të disa personave duke kërkuar që në total të pyeten më shumë se 100 persona, në mesin e tyre dhe 40 shtetas të huaj.

“Mirëpresim rreth 100 dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria e Posaçme dhe veçanërisht tre super-kallëzuesit.

Edhe ne do të kërkojmë rreth 100 dëshmitarë të tjerë, nga të cilët rreth 40 shtetas të huaj, kryesisht qytetarë, diplomatë dhe zyrtarë amerikanë, përfshirë të gjithë përfaqësuesit e kompanive lobuese që kanë bërë kontrata me LSI.

Ftesë të veçantë do të ketë për të gjithë aksionerët dhe drejtorët e DIA-s së Uashingtonit, si edhe për drejtuesit e McKeon Group, përfshi edhe avokatin greko-amerikan Fidetzis” shkuan Meta në reagimin e tij.

Ashtu siç raportoi newsbomb.al, ditën e djehsme SAK kërkoi që të japin dëshminë e tyre afro 30 persona në lidhje me kontratat e bëra mes kompanive lobuese dhe LSI, për të cilat ish-presidenti akuzohet për pastrim parash.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme vendosi në 18 Mars që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Metës, ish bashkëshortes Monika Kryemadhi, nënës së kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ish-presidenti po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Aktualisht SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja e tij është dërguar për gjykim.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Reagimi i plotë i Ilir Metës: 

Mirëpresim rreth 100 dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria e Posaçme dhe veçanërisht tre super-kallëzuesit.

Edhe ne do të kërkojmë rreth 100 dëshmitarë të tjerë, nga të cilët rreth 40 shtetas të huaj, kryesisht qytetarë, diplomatë dhe zyrtarë amerikanë, përfshirë të gjithë përfaqësuesit e kompanive lobuese që kanë bërë kontrata me LSI.

Ftesë të veçantë do të ketë për të gjithë aksionerët dhe drejtorët e DIA-s së Uashingtonit, si edhe për drejtuesit e McKeon Group, përfshi edhe avokatin greko-amerikan Fidetzis.

Për shkak të pamundësisë së Charles McGonigal për t’u paraqitur personalisht në gjykatë, i cili po bën burg në SHBA për Edi Ramën dhe po vuan për dëmin katastrofik që u bëri marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, do t’i drejtojmë edhe atij përmes gjykatës një sërë pyetjesh përmes letërporosive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese