Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfundon rruga e Darëzezës, Rama publikon pamjet: Ja si duket aksi i ri që lidh zonën me bregdetin dhe i jep hov turizmit veror

Shkruar nga Newsbomb
Përfundon rruga e Darëzezës, Rama publikon pamjet: Ja si duket
Pamje nga rruga e re

Mëngjesin e kësaj të premteje kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga rruga e rikonstruktuar që lidh qytetin me plazhin e Darëzezës, një nga destinacionet që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë sezonit veror.

Sipas kreut të qeverisë, investimi në këtë aks rrugor lehtëson lëvizjen e banorëve të zonës, por njëkohësisht krijon kushte më të mira për turistët dhe pushuesit që zgjedhin bregdetin e Darëzezës për të kaluar ditët e verës.

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re drejt plazhit të bukur të Darëzezës, ku sezoni veror sjell plot banorë të Fierit po edhe turistë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese