Hapësire reklamuese

Aktualitet

Publikohen notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturantët

Shkruar nga Newsbomb
Publikohen notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Foto ilustruese

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka ndarë në rrjetet sociale një njoftim të rëndësishëm. Qendra e Shërbimeve Arsimore, ka shpallur zyrtarisht rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturantët.

“NJOFTIM I RËNDËSISHËM - #MATURA2026. Rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2026 janë shpallur zyrtarisht nga Qendra e Shërbimeve Arsimore”, shkruan Kumbaro teksa  ka shtuar edhe linkun në të cilin nxënësit mund të shohin notat e tyre.

Maturantët, u nënshtrohen 4 provimeve, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, i Matematikës, i Gjuhës së Huaj (i cili varion sipas gjimnazit) dhe i Lëndës me Zgjedhje.

Për të parë notën e provimit të Gjuhës dhe Letërsisë mund të klikoni KËTU.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese