Në gjykatën administrative ka nisur tashmë gjyqi mes Veliajt dhe Ols Dados, ku kryebashkiaku vendos në pikëpyetje ligjshmërinë e emërimit të prokurorit të SPAK. Ipranishëm në seancë është edhe vet Erion Veliaj, i cili mbërriti pak minuta më parë, ndërsa përfaqësuesja e KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), mësohet se nuk është e pranishme. Pas mungesës së saj, gjykata ka vendosur që gjykimi të vijojë gjithsesi.
“KLP është në mungesë në gjithë këtë proces, jo vetëm sot. KLP nuk kthen përgjigje. Siç urdhëroni publikun të fshijë filmimet, urdhëroni KLP-në të përgjigjet. Them se s’është detyruese të mungojë një organ që s’ka tagër për t’u shprehur. Më mirë në mungesë të KLP-së sesa me mungesë”, është shprehur Veliaj.
Nga ana tjetër avokatimbrijtës i Kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, e ka cilësuar gjithë procesin të çrregullt dhe qesharak. Pasi kjo sipas tij vihet re që në hyrje të gjykatës ku polici ndalon hyrjen e qytetarëve.
Ai shtoi se udhëzimet e KLGJ-së nuk po respektohen siç duhet dhe se, sipas tij, gazetarët dhe publiku ndonëse janë të pranishëm, po pengohen të filmojnë.
“Duket që në këtë proces po humbet durimi në çdo kuptim, po kthehet në proces qesharak, dhe kjo vihet re që te dera, një polici pa kompetencë rri te dera dhe ndalon hyrjen e qytetarëve në seancën publike. Salla e gjyqit administrohet nga ju, jo nga gjykata. Kanë bërë kërkesë gazetarët, ka kaluar çdo lloj mirëkuptimi. S’gjej fjalë etike për të vlerësuar këtë absurd, mbyllja hermetike që duhet të jetë në sy të publikut po kthehet në një gjykatë të mbyllur me hekura.
Është udhëzim i KLGJ-së, dhe më e rënda gazetarët dhe publiku janë prezent, dhe ndalohet të filmohet. Ju deklaruat diçka tjetër dhe e vërteta është diçka tjetër për masat e regjistrimit, më thatë se do interesoheni personalisht. Ju nuk jeni në varësi të KLGJ-së, por të ligjit dhe të Kushtetutës,” është shprehur Ndreca.
Teksa Veliaj ndër të tjera mësohet të hetë thënë: “Jam 500 ditë në burg nga një person me 5-a. 500 ditë që jam i rrëmbyer kush i pastron plehërat? Psërse nuk është ndërtuar asnjë kopësht i ri?”
Ndërkohë mësohet se seanca është shtyrë për datën 3 korrik.

