Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Ti ma di fuqinë!” Arjan Çani e Ardit Bido "nuk bëjnë pas", vijon përplasja e ashpër në rrjet, deputeti nuk i trembet kërcënimeve: Nuk ma mbyll njeri gojën (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
“Ti ma di fuqinë!” Arjan Çani e Ardit Bido "nuk
Foto ilustruese: Arjan Çani e Ardit Bido

Një përplasje e fortë e ndodhur në rrjet prej ditësh mes gazetarit Arjan Çani dhe  deputetiti socilaist Ardit Bidos është në qendër të vëmendjes, pasi mesa duket ky i fundit ka marrë disa kërcënime.

Debati i cili “u ndez” keq në rrjet për shkak të çështjes së Zvërnecit ka marrë përmasa të tjera mes dyshes.

Arjan Çani, në një pjesë gjatë emisionit të tij “Zonë e Lirë” u shpreh me bindje të plotë se vorioepirotistët nuk do ta lënë me kaq debatin, duke iu drejtuar Bidos me tonë të ashpra teksa thotë: Kujton se do e kesh kaq të lehtë, të hash dynjanë, je deputet. Nuk do të të lë hap pas hapi. Me gjithë miqtë që kam, me pushtet e jashtë pushtetit, në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Ti e di kush është marrë me mu ka përfunduar rëndë keq, ti ma di fuqinë.

Nga ana tjetër, deputeti socialist i përgjigjet gazetarit duke thënë me bindje të plotë se asgjë nuk e ndalon dot të flasë për çështje kombëtare, të cilat ai mendon se di të vërtetën.

“Por vërtet mendoni se mund të ma mbyllni gojën për të vërtetat që kam vite që i them publikisht? Kam një jetë të tërë që flas publikisht për çështjet kombëtare. Kam një jetë të tërë që flas për antishqiptarët si ju, pa mu dridhur qerpiku. Unë flas hapur. Nuk më tremb dot askush, sepse nuk kam skelete në dollap, ndryshe nga ju”, shkruan Bido në postimin e tij duke sjellë në vëmendje dhe përplasjen e djeshme me qytetarët të ndodhur para Kuvendit.

Kujtojmë se i gjithë debati i ashpër mes Bidos dhe Çanit ka ndodhur si pasojë e deklaratës që qytetari Eduart Subashi, i cili u dhunua nga roja private e “Major Security” Geraldo Biba, ku ai u shpreh se çështjen e Zvërnecit  në Kuvend e dërgoi deputeti Bido.

Një deklaratë e cila u kundërshtua haptazi nga Çani që këmbëngulte se për Zvërnecin ka folur së pari deputeti i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi.

Përplasja e fortë:

Reagimi i Arjan Çanit: Ti kujton se i sulmon dhe këta njerëz nuk do të të ndjekin nga mbrapa? Kujton se do e kesh kaq të lehtë, të hash dynjanën, je deputet. Nuk do të të lë hap pas hapi. Me gjithë miqtë që kam, me pushtet e jashtë pushtetit, në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Ti e di kush është marrë me mu ka përfunduar rëndë keq, ti ma di fuqinë. Ti po merresh me mua personalisht dhe me disa të tjerë, secili ka punën e vetë. Ne do të bashkohemi kundër teje.

Reagimi i Ardit Bidos:

Ou? Kërcënon Çani që do bëhen bashkë të gjithë vorioepirotistët kundër meje një ditë para sulmit të disa individëve në turmë?

Nuk më hesht dot as kërcënimi, as sulmi i orkestruar i Çanit me vorioepirotistët e beleristët, e as ata, të cilëve u kam prekur interesat personale duke thënë disa të vërteta dhe duke ua çjerrë maskat.

Parmbrëmë, Çani bëri një kërcënim publik për sulm, duke thënë se e paskam indinjuar atë dhe DISA të tjerë, e se "do të më ndiqnin hap pas hapi".

Në rregull, me disa ushtarë tuajët që paskeni vënë.

Por vërtet mendoni se mund të ma mbyllni gojën për të vërtetat që kam vite që i them publikisht?

Kam një jetë të tërë që flas publikisht për çështjet kombëtare.

Kam një jetë të tërë që flas për antishqiptarët si ju, pa mu dridhur qerpiku.

Unë flas hapur. Nuk më tremb dot askush, sepse nuk kam skelete në dollap, ndryshe nga ju! 

Ta keni shumë të qartë: NUK ma ndalni dot zërin, siç nuk keni arritur ta bëni ndër vite

 Reagimi i mëparshëm i Arjan Çanit: S’ka nevojë Beleri fare se është eurodeputet. Vetëm që hale bidesë t’i dalin sytë si ato të dashit. E ke parasysh.... aman more aman çfarë krijesash të shëmtuara...

Reagimi i Ardit Bidos:

Shan mua, mbron Redi Muçin e reklamon Fredi Belerin, atë që sipas shtetit grek ka marrë pjesë në MAVI-n e Masakrës së Peshkëpisë. Shfazohet Çani në media shqiptare duke bërë propagandë vorioepirotiste si falenderim për pasaportën greke që ka marrë! I shkreti, e kupton që çetës së tij do ja nxjerr të palarat! Sa keni këta në krah, më keni KUNDËR!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese