Ka nisur takimi mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Alaskë.
Donald Trump është i shoqëruar në takim nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari Steve Witkoff. Nga pala ruse marrin pjesë ministri i jashtëm, Sergei Lavrov dhe zyrtari Yuri Ushakov.
Sipas raportimeve, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i është shmangur pyetjes së gazetarëve nëse do ndalojë së vrari civilë në Ukrainë.
Ky takim ka bërë që gjithë bota të ketë sot vëmendjen në Alaskë, kryesisht Ukraina, shtet i cili është në pritje të lajmit të përfundimit të një lufte të ashpër që ka regjistruar bilance tragjike në jetë njerëzish të pafajshëm.


