Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në juglindje të Francës, ku dy fëmijë, të moshës 2 dhe 4 vjeç, janë gjetur të pajetë brenda një makine në qytetin e Carpentras.
Dy vëllezërit u zbuluan brenda një automjet të parkuar pranë banesës së familjes së tyre. Prokurorja e Carpentras, Helene Mourges, deklaroi se shkaku i saktë i vdekjes mbetet ende nën hetim, por theksoi se nxehtësia ekstreme është aktualisht pista kryesore e hetimeve. Policia ka nisur procedurat për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.
Ngjarja e rëndë ndodh në një periudhë kur Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti. Sot 49 departamente u vendosën nën alarm të kuq për temperaturat ekstreme, ndërsa shumë zona të tjera mbetën nën paralajmërim portokalli.
Në rajonin e Vaucluse, temperaturat iu afruan 40 gradë Celsius, ndërsa autoritetet njoftuan se 1,352 shkolla u mbyllën për shkak të kushteve të motit ekstrem.
