Giorgia Meloni, Erdogan
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin turk Erdogan, vetëm pak ditë para samitit të NATO-s që do të mbahet më 7-8 korrik.
Sipas mediave italiane, të dy udhëheqësit riafirmuan angazhimin për marrëdhëniet transatlantike dhe për mbrojtjen e përbashkët brenda NATO-s, duke theksuar rëndësinë e krahut jugor të Aleancës.
Gjatë bisedës u diskutua edhe situata në Libia dhe bashkëpunimi për të frenuar flukset e emigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
Në deklaratën e qeverisë italiane thuhet se Meloni dhe Erdogan u zotuan për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha nivelet.
Sondazh
Poll
